Po ktheheshin nga festimi në juglindje, përplaset me furgonin, makina copë copë

schedule20:01 - 3 Janar, 2021

schedule 20:01 - 3 Janar, 2021

Shtatë persona janë plagosur mbrëmjen e sotme nga një aksident në Elbasan. Në aksident u përfshinë një furgon dhe një makinë e vogël tip “Volkswagen”. ABC sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, aksidentit që u regjistrua pranë metalurgjikut.

Gazetari Aldo Kozarja raporton se në furgon udhëtonin disa qytetarë që po ktheheshin nga një guidë në juglindje të vendit me rastin e festave dhe ndërrimit të viteve. Furgoni ka pësuar disa dëmtime, ndërsa makina “Volkswagen” me të cilën u përplas është shkatërruar plotësisht.

Personat që ishin te “Volkswagen” u bllokuan brenda kabinës për shkak të copëtimit të makinës nga përplasja, ndërsa u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për t’i nxjerrë.

Por fatmirësisht nuk ka viktima. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Sot në rrugët e vendit janë shënuar disa aksidente nga jugu në veri, ku janë shënuar deri tani 3 viktima dhe 10 të plagosur./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!