Mungesë e madhe në betejën e parë të vitit, sulmuesi bardhezi dëmtohet në stërvitje

schedule13:56 - 3 Janar, 2021

schedule 13:56 - 3 Janar, 2021

Juventus luan ndeshjen e parë të vitit 2021 sonte ndaj Udinese dhe do duhet të bëjë pa një prej yjeve të ekipit. Alvaro Morata një nga lojtarët kryesore në këtë sezon te bardhezinjtë nuk është përfshirë nga Pirlo në listën e lojtarëve për ndeshjen e sotme.

 

Vetë klubi i Juventus bën me dije se Morata ka ndjerë shqetësime në stërvitjen e fundit dhe është larguar para përfundimit të saj. Sulmuesi ka pësuar një tërheqje në kofshën e tij të djathtë dhe te “Zonja” nuk kanë dashur ta rrezikojnë, me Pirlon, që e ka lënë pushim sonte.

NJOFTIMI – “Alvaro Morata nuk është pjesë e listës së skuadrës për ndeshjen e mbrëmjes për shkak të një tërheqje muskulore në kofshën e tij të djathtë, që ai ndjeu gjatë trajnimit të djeshëm”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!