Niccolo Zanellato ka shënuar golin e parë për këtë vit në Serie A. Mesfushori i Crotone ka ndëshkuar skuadrën e Interit, pas vetëm 12 minutash lojë në “San Siro”.
Një goditje këndi e skuadrës mike, që aplikoi një skemë të thjeshtë që u konkretizua me gol. Zanellato, në zonë me kokë nuk fali dhe shtangu skuadrën e Antonio Contes.
Gjithsesi Interi reagoi shpejt, pasi epërsia e Crotone zgjati vetëm tetë minuta. Lautaro Matinez vendosi baraspeshën me golin e realizuar në minutën e 20-të./abcnews.al