Makina del nga rruga në aksin Lezhë-Milot, humb jetën 24-vjeçari

schedule07:38 - 3 Janar, 2021

schedule 07:38 - 3 Janar, 2021

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjinit.

Abcnews.al mëson se një automjet tip “Benz” ku udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një biznes në anë të saj. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit  dhe ka mbetur i plagosur pasagjeri N.P.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës.

Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

Denis Dedegjonaj

Njoftimi i policisë: 

Lezhë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit,në aksin rrugor Lezhë -Milot ,në Ishull Lezhë,drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi D.D.,24 vjeç ,banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi D.D. dhe ka marrë dëmtime pasagjeri shtetasi N.P.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!