Fabrizio Cammarata ka nisur nga puna tek Apolonia, duke marrë vendin e lënë bosh nga Giovanni Colella. Një tjetër italian që do të drejtojë fierakët, të cilët janë udhëhequr në ndeshjet e fundit fillimisht nga Nikolin Çoçlli dhe Bledar Borova.
Cammarata, i cili ka drejtuar Dinamon në Kategorinë e Parë, e ka pranuar ofertën e Apolonisë dhe do të jetë në krye të skuadrës së re në sfidën e radhës kundër Bylisit.
Italiani, në rrjetet sociale ka postuar edhe një foto me uniformën e ekipit të ri dhe shkurtimisht shkruan: “Sot nis për mua një sfidë e re me Apoloninë, në kampionatin elitar të Shqipërisë”. / abcnews.al

