Bazë me arsenal armësh në shtëpi, në pranga 64-vjeçari

schedule10:06 - 3 Gusht, 2018

schedule 10:06 - 3 Gusht, 2018

Policia ka zbuluar në Tiranë një bazë, që furnizonte grupet kriminale me armë e municione. Në pranga ka rënë një 64-vjeçar, i dënuar edhe më parë, për prodhim e mbajtje armësh pa leje.

E kishte shndërruar banesën e tij në Tiranë, në një pikë për të furnizuar me armë e municione grupet kriminale. Policia ka arrestuar 64-vjeçarin Ramazan A. që furnizonte grupet kriminale me municione e armë, nga automatikët e deri tek snajperat.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automatik model 56 dhe dy pushkë gjysmë automatike, 3 armë snajper të çmontuara, tre armë sportive si dhe municion luftarak i llojeve të ndryshme, silenciator dhe pjesë të ndryshme armësh zjarri.

64-vjeçari rezulton i dënuar edhe më parë për prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak. Për arsye hetimi, policia nuk bën me dije të dhëna të tjera. Materialet për 64-vjeçarin Ramazan A., i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve lufarake dhe e municioneve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!