Një diplomate maqedonase është gjetur e pajetë në banesën e saj në New York mbrëmjen e djeshme. Mediat në Shkup raportojnë se bëhet fjalë për diplomaten me inicialet M.V. 38-vjeç. Informacioni është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.
“Nga Misioni i Përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë KB-së në Nju-Jork ka mbërritur një lajm i pikëllueshëm që na tronditi të gjithëve, për jetën e humbur tragjikisht të një anëtari të misionit tonë, diplomat të karrierës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në këtë rast dëshirojmë t’i shprehim ngushëllim të thellë familjes dhe më të afërmve, dhe në emër të të gjithë kolegëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilët humbën një mik të afërt dhe përfaqësues punëtor shumëvjeçar dhe të përkushtuar të diplomacisë” thuhet ndër të tjera në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë.
Ajo u gjet në banesën e saj me rrip rreth fytit dhe ilaçe kundër depresionit. Ministria e Jashtme në Maqedoni deklaroi se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në SHBA për zbardhjen e plotë të rastit nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje. Diplomatja nga Maqedonia e Veriut shërbente në misionin e Kombeve të Bashkuara në New York./ db/Abcnews.al