Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“I ka marrë motrës para borxh për të hapur lokalin”, Bushpepa: Vendimi më i gabuar në jetë

schedule23:13 - 1 Janar, 2021

schedule 23:13 - 1 Janar, 2021

Mbrëmjen e sotme në “Soiree” me Jonida Shehun në Abc ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Eugent Bushpepa. Ai dha një super performancë të këngës së tij “Pranë Finishit” dhe ndër të tjera ka folur për shumë detaje nga jeta e tij që nuk i dinim.

Eugenti është surprizuar nga e motra e tij e madhe Etleva, ajo që i ka prezantuar e para grupin e njohur “The Doors” dhe që nga ai moment, ai u dashurua kaq shumë pas muzikës rock.

Në një pyetësor vëlla-motër, Jonida Shehu i ka pyetur se cili është vendimi më i gabuar që ka marr Eugenti.

“Që hapi lokalin”, është përgjigjur e motra, ndërsa Eugenti tha që vendimi më i gabuar që ka marrë motra e tij është që i ka dhënë para borxh për ta hapur.
Siç dihet Eugent Bushpepa ka hapur një lokal në kryeqytet, por mesa duket është penduar dhe gjërat nuk i shkuan siç i kishte planifikuar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!