Në Shqipëri do të ndërtohet parku më i madh diellor në rajon. Investimi planifikohet të kapë shifrën 70 milion euro, ndërsa vendi që është përzgjedhur është Akërnia e Vlorës. Qeveria pritet që të shpallë tenderin ndërkombëtar.
Qeveria pritet që të hapë garën ndërkombëtare për ndërtimin e një impianti diellor me vlerë 70 milion euro.
Televizioni Klan ka mësuar se bëhet fjalë për një park me kapacitet gjenerues 50 MegaWat i cili do të jetë më i madhi i këtij lloji në Ballkan.
Impianti është planifikuar të ndërtohet në Akërni të Vlorës, zonë e cila ka rrezatim të lartë diellor me një potencial mbi 1600 Kiloëat orë për metër katror.
Paratë për investimin do të jenë të kompanisë që do të shprehë interes për ndërtimin e parkut, dhe do të marrë pronësinë e tij për 30 vjet, e për gjysmën e kontratës 15 vite, qeveria do t’i garantojë blerjen e energjisë nga OSHEE përmes një çmimi që do të propozojë investitori.
Çmimi i shitjes së energjisë, vlera e investimit dhe cilësia teknike do të jenë kriteret që do të përzgjedhin fituesin në këtë tender.
90% e burimeve energjitike në Shqipëri janë ujore, ndërsa Traktati i Komunitetit të Energjisë ka vënë si objektiv për vendin tonë që deri në vitin 2020, 38% e energjisë që prodhohet të jetë e rinovueshme. /abcnews.al