Edhe këtë vit të ri familja Guçe do të presë në çadër. Atmosfera festive e ndërrimit të viteve nuk ndjehen aspak. Prej dy vitesh jeton në këtë çadër në zonën e plepave në Durrës.
“Shumë keq. Edhe herën e parë me stuhi e kaluam. Është gjendje shumë e keqe.”
Për të gëzuar të vogël e shtëpisë, shpresa ka imporvizuar pemën e vitit të ri. Merakun më të madh e ka për mbesën e vogël. Ndihmën e kërkon vetëm për të.
“E pe vetë çfarë po gatuaja. Nuk do hamë makarona për vitin e ri. Kërkon kjo dhuratë. Po s’kam mundësi.”
Shpresa shprehet se shpreson që deri vitin tjetër ajo dhe fëmijët e saj të futen në banesën e re, e cila do të ndërtohet në të njëjtin vend.
/abcnews.al/