Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

25-vjeçari në Vlorë plagoset me armë nga kunati, policia jep detajet

schedule13:07 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 13:07 - 31 Dhjetor, 2020

Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se i riu ka qëlluar me armë në drejtim të burrit të motrës së tij Xhuliano Muço. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Partizani ndërsa dyshohet se shkak për plagosjen është bërë një konflikt në familje.

Arma ka qenë e babait të Koços, i cili është punonjës i paraburgimit të Vlorës. Autori dhe babai tij janë shoqëruar në komisariat ndërsa i plagosuri ndodhet në spitalin rajonal të Vlorës.

NJOFTIMI I POLICISË

Paraditen e sotme, në spitalin rajonal Vlorë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh. M., 25 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti të çastit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e dy personave të dyshuar për këtë ngjarje.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.  s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!