Papu Gomez apo trajneri Gasperini, presidenti i Atalantës i vë vulën

schedule12:37 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 12:37 - 31 Dhjetor, 2020

Antonio Percassi është rikthyer të flasë rreth Papu Gomez. Kapiteni i Atalantës kreu një sherr të madh me trajnerin Gian Piero Gasperini ditë më parë dhe ka përfunduar në merkato.

32-vjeçari argjentinas është afër transferimit tek Interi në janar, teksa presidenti i Atalantës i ka dhënë fund njëherë e mirë kësaj çështje.

Kemi folur mjaftueshëm për këtë temë, është një argument i mbyllur për mua. Pikë! Zgjedh Gasperinin gjithë jetën. Kemi një organizim të shkëlqyer.

Struktura e klubit tonë është solide, ka merita edhe Luca, djali im, Atalanta po siguron rezultate të pabesueshme”, deklaron presidenti i klubit italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!