Juventude ka fituar mbrëmë me përmbysje në ndeshjen e Serie B në Brazil. Ponte Preda kishte shënuar e para me Barreto në minutën e 51-të, por festa zgjati vetëm një minutë.
Goli i barazimit ishte një kryevepër i sulmuesit 30-vjeçar, Rogerio, i cili nga jashtë zone vendosi të bënte një lëvizje akrobatike dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Golaço de Rogério pelo Juventude.
( Bicicleta ?) @caiojms_ pic.twitter.com/CfFO8Yyrt4
— LISCA DOIDO ? (@LISCADOIDO) December 30, 2020
Roveshata e tij ishte spektakolare dhe i dha zemër skuadrës së Juventude, që në vazhdim shënoi edhe golin e dytë që i dha fitoren. /abcnews.al