VIDEO/ Teuta “çmonton” Kukësin, ka polemika për gjykimin

schedule18:36 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 18:36 - 30 Dhjetor, 2020

Kukësi-Teuta mbyllet me fitoren e durrsakëve me rezultatin 0-2 dhe “Djemtë e Detit” përfitojnë nga ndalesa e Vllaznisë dhe ngjiten në vendin e dytë duke e ngushtuar në 6 pikë diferencën me shkodranët kryesues të kampionatit.

 

Klasifikimi

Një ndeshje që nuk i mungojnë polemikat, pasi Kukësi ka pretendime për dy penallti të padhëna në pjesën e parë nga arbitri Juxhin Xhaja. Asnjë gol në 45 minutat e parë, kurse e dyta nisi me vrull për Teutën.

Emiljano Vila ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen me një goditje nga distanca, që nuk u devijua dot nga portieri Tafa. Pesë minuta më pas edhe Dejvi Bregu e shënoi emrin në listën e shënuesve, me një goditje me kokë. Në fund Lorenco Vila, në minutat shtesë, i jep edhe goditjen e fundit Kukësit, që në dy ndeshjet e fundit ka pësuar 7 gola./ abcnews.al

KUKËSI-TEUTA 0-3
Shënues: Vila 64′, Bregu 69′, Vila 92′
Kukësi:
Tafa, Lulaj, Horic, Kotobelli (Kotobelli 57′), Dragoshi, Taipi, Limaj, Demiri, Ibraimi, Matheus Leiria, Eze. Trajner: Raman Hallacci
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, Avdyli (Karabeci 63′), Iran Jr. (Gruda 59), E. Vila, Bregu (L. Vila 79′), Krasniqi (Daja 79′). Trajner: Edi Martini
GJYQTARE: Juxhin Xhaja, Rejdi Avdo, Dojando Myftari, Laver Alla
Kartonë të verdhë: Hiruc 20′, Eze 40′ / Vila 5′, Avdyli 30′, Frashëri 32′, Todorovksi 44′, Gruda 70′

93′ Lorenco Vila realizon edhe golin e tretë për Teutën, duke i dhënë fund ndeshjes me Kukësin

69′ Krasniqi krosoi mjaft bukur në zonë, aty ku Bregu zhytet me kokë dhe ndëshkon Kukësin me golin e dytë

64′ Emiljano Vila ka befasuar me një goditje nga distanca. Portieri Tafa nuk e devijoi dot topin, që shkoi në shtyllë dhe më pas në rrjetë.

31′ Eze përfundon i shtrirë në fushë, pas një dueli me mesfushorin Emiljano Vila. Xhaja sërish mendon se gjithçka ishte e rregullt dhe nuk akordoi penallti

7′ Kukësi pretendon për penallti, për një prekje të topit me dorë. Arbitri Juxhin Xhaja nuk mendon ashtu, pavarësisht protestave dhe pretendimeve

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!