Partizani doli pa pikë nga transferta e Laçit. “Demat” humbën 3-2 në Kurbin ndaj bardhezinjve. Trajneri i ekipit kryeqytetas, Ilir Daja analizoi takimin e sotëm në Supersport, ku ndër të tjera tha:
“Besoj se nuk kemi bërë shumë në pjesën e dytë. Në pjesën e parë reaguam pas golit të shënuar, kishim dëshirë për të bërë më shumë. Në pjesën e dytë kishim vështirësi edhe ne në pamjen vizive, pothuajse ishte gjysmë errësirë, por këto nuk janë justifikime.
Patëm më shumë probleme në mbrojtje me daljen e Hakajt. Ajo që mungoi në pjesën e dytë ishte dëshira dhe sakrifica për ta marrë rezultatin. Më shumë pritëm kundërshtarin, i kemi falur topat Laçit në zona të rrezikshme.
Terreni ishte i mirë, Laçi po e qarkullonte topin, kështu që nuk është alibi. Në u vonuam te pasimi i thjeshtë. Gabuam në ndërtimin e aksioneve, lejuam Laçin të na kapte në tranzicion. Dua të uroj gjithë komunitetin e futbollit që të kemi një vit sa më të mbarë, ku shëndeti është urimi kryesor“, deklaron Ilir Daja. /abcnews.al