Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Robert Aliaj në “Refleksione”: Ardi Veliu duhet që të zhduket fare nga Policia e Shtetit

schedule22:15 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 22:15 - 29 Dhjetor, 2020

Robert Aliajdeklaroi në emisionin “Refleksione” në “ABC” se drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, ArdiVeliu duhet të largohej me kohë nga puna dhe të mos punonte më farë në këtë sektor.

Indicien për të folur për Policinë e Shtetit, Aliaj e mori nga një deklaratë e kryeministrit Edi Rama që u bë pas protestave që u zhvilluan për vrasjen e Klodian Rashës nga një oficer i policisë.

Aliaj deklaron se ishte i revoltuar me një deklaratë të kryeministrit, kur ky i fundit i drejtohet protestuesve se dhe 500 vetë të bëhen, ai nuk e heq ArdiVeliun. Roberti tha me bindje se 500 veta po të bëhen bashkë heqin Trumpin edhe Putinin dhe jo me Veliun.

Unë dëgjova se kryeministri tha: “Edhe 500 vetë të bëheni ju, unë nuk e heq Ardi Veliun”. Ai duhej hequr qëkur masakroj një femër live. Kur t’i denigron një familje, një femër, kur denigron fëmijën e saj dhe kur justifikon këtë masakër duke thënë se kjo femër është e përdalë. Ky shef policie jo vetëm që duhet të dorëhiqej, por duhet të zhdukej nga aty, shumë më herët.

Kur dëgjon se 500 mijë veta nuk mjaftojnë për të hequr një shef policie, unë dua vetëm t’i kujtoj kryeministrit që aq 500 mijë amerikanë e heqin dhe Trumpin, hedhin edhe Putinin, po të bëhen bashkë. Dheështë arrogancë e paprecedentë kur bëhet një deklaratë e tillë, ” thekson me irritimAliaj.

Roberti deklaron se është i pakënaqur dhe me kryeministrin dhe me arrogancën e tij. Ai deklaron se ndjehet i pasigurt në vend dhe se e keqja mund t’i vijë nga njerëz të papërgjegjshëm si puna e shefit të policisë, Ardi Veliut

Po ti kush je që nuk pyeta këta 500 mijë. 750 mijë janë gjithsej që votojnë për një qeveri, domethënë shumica absolute nuk të do, sepse sjellja jote është e tillë. Si ka mundësi që mos të heqë dorë personi që jep pasiguri në opinionin e publikut shqiptar. Populli shqiptar nuk e do atë njëri. Unë, artist, nuk kam lidhje me atë, sepse jam qytetar. Nuk kam asnjë siguri, e di që mund të më vij e keqja në çdo moment, nga njerëz të papërgjegjshëm si puna e shefit të policisë, Ardi Veliut. Prandaj është shumë e papërgjegjshme për një burrë shteti që pretendon se po bën maksimumin dhe se po bën gjëra të mëdha, të dalin dhe të injoroj vullnetin e publikut, e zgjedhësve, e popullit të vet, të cilit duhet t’i shërbej,” deklaroi mes të tjerash Aliaj në emisionin “Refleksione”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!