Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Robert Aliaj rrëfen në “Refleksione” se si e ka pasur marrëdhënien me nënën

schedule21:43 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 21:43 - 29 Dhjetor, 2020

Artisti i njohur Robert Aliaj vjen sonte në ekranin e “ABC” në një rrëfim ndryshe për jetën, artin, familjen, politikën dhe dashurinë.

I ftuar në emisionin “Refleksione” Aliaj ka treguar për momente të rëndësishme të jetës së tij. Një moment i veçantëështë kur ai flet për mamanë e tij.

I rrethuar nga imazhe që transmetojnë jetën në komunizëm, RoberAliaj na ka treguar se për çfarë ka nostalgji, duke theksuar se më shumë nga të gjitha ajo kohë i kujton nënë e tij.

Për momente magjikeme mamanë time. E kam pas dashur shumë mamanë. Nuk do gënjeja nëse do thosha se kam nostalgji për momentet më të vështira të jetës së vetë që i kam qëndruar pranë, në kokë me vite,  duke mohuar dhe rininë time dhe karrierën time,  si këngëtar,  si piktor, gjë që e kam bërë me dhembshuridhe dashuri pa kufij, pa limit,” deklaron Aliaj në “Refleksione”.

Gjatë rrëfimit Roberti flet edhe për pasionet e mamasë së tij. Ai tregon se ajo dëgjonte muzikë të mirë dhe kishte pasion kërcimin.

E mbaj mënd mamanë kur këndonte në korridor, ne kishim një shtëpi shumë të vogël me një korridor të gjatë si një tren në miniaturë dhe unë hapja derën. Dera nuk kishte as bravë ndonjëherë,  dhe e kapja mamanë time duke bërë lëvizje balerinash. Nuk ishte balerinë fare, por kishte momente hareje në të gjithë atë vështirësi që kishte.

 Ishte pikërisht në ato momente kur unë sapo kisha zbuluar PinkFloyed, ku zbuloja artistë shumë të mëdhenj që nuk i kuptoja në fakt, nuk i kuptoja në atë  moment, por më vonë ato më sollën shumë afër. Adhurimi që kisha për këta artist justifikohej edhe nëpërmjet kujtesës që më vinte nëpërmjet mamasë sime. Dhe kjo ishte një dimension nostalgjie,” deklaroi mes të tjerash Aliaj në emisionin “Refleksione”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!