Gigio Donnarumma e mbyll kontratën e tij në verën e ardhshme dhe Milani po bën maksimumin për të rinovuar me talentin italian. Përtej Adriatikut raportojnë se kuqezinjtë kanë bërë një tjetër ofertë për rinovimin e 21-vjeçarit.
Mësohet se agjenti i portierit, Mino Raiola i ka thënë ‘jo’ një ofertë prej 7 milionë eurosh neto në sezon dhe i qëndron kërkesës së mëparshme prej 10 milionë eurosh në vit.
Donnarumma është një nga lojtarët më të mirë të Milanit dhe Maldini e Gazidis po bëjnë maksimumin për të arritur ta mbajnë, por po bëhet çdo ditë e më e vështirë. /abcnews.al