Boeing 737 Max rikthehet në qiell, 2 vite pas ngjarjeve tragjike

schedule19:49 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 19:49 - 29 Dhjetor, 2020

Boeing 737 Max u rikthye në qiell duke transportuar pasagjerë në Shtetet e Bashkuara për herë të parë pas dy vitesh. Pasagjerët e American Airlines u lejuan të udhëtojnë me Boeing, kur rregullatorët e sigurisë lejuan avionin të fluturonte sërish pas dy përplasjeve vdekjeprurëse.

Pasagjerët u nisën nga Miami për në New York, duke i dhënë fund kështu një kapitulli të vështirë për Boeing. Muajin e kaluar, Administrata Federale e Aviacionit miratoi ndryshimet që Boeing bëri në sistemin e automatizuar të kontrollit pas ngjarjeve tragjike në Indonezi dhe Etiopi ku humbën jetën 346 persona.

Gjiganti ajror që atëherë ka punuar me rregullatorët për të adresuar çështjet teknike dhe për të përmirësuar trajnimin e pilotëve. Rregullatorët në Evropë dhe Brazil gjithashtu kanë hapur rrugën që linjat ajrore të rifillojnë përdorimin e avionit nëse bëjnë disa ndryshime dhe ofrojnë trajnime shtesë për pilotët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!