Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një ulje e numrit të viktimave nga koronavirusi në Greqi.
Sipas raportit të fundit bëhet me dije se 1 047 raste të reja janë konfirmuar me Covid dhe kanë humbur jetën 58 persona.
Ndërkohë vijojnë të jenë të shtruar në spital në gjendje të rëndë 458 pacientë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid ka shkuar në 136 976 të infektuar mes të cilëve 4730 pacientë kanë humbur jetën. /abcnews.al