“Ndaj Juves dita më e bukur, kam idhull një ish-lacial”, rrëfehet Kumbulla

schedule21:58 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 21:58 - 28 Dhjetor, 2020

Serie A e ka mbyllur siparin për këtë vit dhe lojtarët kanë kënaqësinë të shijojnë pushimet dhe të shpenzojnë pak më shumë kohë në rrjetet sociale.

Së fundmi Marash Kumbulla u ka dhënë mundësinë fansave në Instagram ta pyesin dhe mbrojtësi u është përgjigjur. I pyetur në lidhje me idhullin e tij në kombëtaren e Shqipërisë, mbrojtësi i Romës përgjigjet me emrin e një ish-laciali, Lorik Canës.

 

Mbrojtësi tregon edhe njëherë se që në vogëli është frymëzuar nga Giorgio Chiellini dhe tregon gjithashtu se dita më e bukur e jetës së tij ishte 8 shkurti i këtij viti, kur ishte ditëlindja e tij dhe Verona ndeshej me Juventusin. Përgjigjen Kumbulla e shoqëron me një foto në një duel me CR7.

Në atë ndeshje Kumbulla bëri një paraqitje mbresëlënëse, ku shënoi një gol, i cili më pas u anulua dhe ishte i pamposhtur në duelet me Ronaldon dhe yjet e tjerë të Juventusit. Atë sfidë e fitoi Verona me shifrat 2-1. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!