Tifozët e Barcelonës po presin me padurim 24 janarin, datë kur do të zhvillohen zgjedhjet për presidentin e ri të klubit të tyre të zemrës.
Kandidatët janë të shumtë, teksa emri i fundit që do të garojë për postin e presidentit është një surprizë e madhe për të gjithë.
Mundo Deportivo raporton se garës i është bashkuar edhe Gerard Pique, mbrojtësi i njohur i skuadrës së Roland Koeman.
Dëmtimi i rëndë i pësuar ditë më parë ka ndikuar që 33-vjeçari të mendojë tërheqjen nga futbolli i luajtur dhe të kandidojë për postin prestigjioz.
Vendimi i Pique është përfundimtar, por ka një problem. Lojtarët që ndodhen nën kontratë me Barcelonën, nuk mund të garojnë për postin e presidentit.
Një pengesë që mbrojtësi i shquar po tenton ta zgjidhë. Pique është takuar me Carles Tusquets, presidentin në detyrë të Barcelonës për të bërë të mundur pjesëmarrjen në garim. /abcnews.al