Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama shuan euforinë: Partizan i bukur, por nuk jemi ku duhet. Po presim CAS-in

schedule11:54 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 11:54 - 28 Dhjetor, 2020

Partizani arriti një fitore fantastike ndaj Kukësit ditën e djeshme. “Demat” triumfuan 4-1 ndaj një rivali direkt. Suksesi i dytë radhazi dhe vendi i dytë në kampionat, teksa në mesjavë i pret një tjetër përballje e vështirë në Laç.

Administratori i Përgjithshëm i klubit kryeqytetas, Olsi Rama, në një prononcimin për mediat, ka prekur disa tema të ndryshme. Loja e bukur është kryesorja, një gjë e tillë ndodhi ndaj Kukësit, por Rama shuan euforinë dhe deklaron se Partizani ka mundësi për më shumë.

FITORJA ME “POKER” – “Unë kam kohë që e pres një Partizan të luajë kështu, madje mendoj se akoma nuk jemi shprehur në nivelet që ne kemi mundësi të shprehemi. Megjithatë, është një dhuratë e bukur pas Krishtlindjes, për djemtë që gjetën kënaqësinë e një fitoreje me katër gola dhe për të gjithë tifozët e Partizanit që e meritojnë një kënaqësi të tillë para mbylljes së vitit”.

PARTIZANI – “Pritshmëritë e mia kanë të bëjnë me lojën e ekipit dhe mendoj se stafi ka punuar ashtu siç duhet për t’i bindur lojtarët për një stil të caktuar loje, që të zbatojnë detyrat dhe të jenë konsekuentë në zbatimin e tyre, të bëjnë një lojë sa më të rrjedhshme. Akoma nuk jemi aty ku duhet”.

MERKATO – “Në kemi bërë maksimumin, presim vetëm përgjigjen e gjyqtarit të CAS-it. Shpresojmë të vijë para fundit të vitit, në mënyrë që të kemi  mundësi që nga 1 janari të bëjmë ato hyrjet në ekip. Besoj se do të përforcohemi edhe me shumë”.

LAÇI – “Gjithnjë pres që djemtë të futen në fushë, të japin maksimumin, të gjejnë atë kënaqësinë që i jep të qenurit profesionistë. Kanë një fat shumë të madh, janë shumë të aftë në këtë profesion, kanë pasionin e tyre dhe nëse do arrijnë ta bëjnë këtë, jam i sigurt që në Laç do të marrin një rezultat pozitiv”.

TRAJNERI – “Daja i ka sqaruar vetë problemet që ka pasur, në asnjë moment nuk dëshiron që të vijë dhe të krijojë ndonjë situatë në ekip, edhe pse nuk ka COVID, sepse ka dalë negativ. Por, edhe po të kishte, pas kaq ditësh nuk do të ishte më transmetues. Ai vazhdon të ketë besim te stafi dhe djemtë. Jemi në komunikim të vazhdueshëm, asgjë nuk bëhet pa këshillat dhe udhëzimet e tij. Në njëfarë mënyrë ka qenë gjithnjë pranë ekipit dhe shpresojmë të vijë edhe fizikisht, sepse është një ndihmë. Janë disa fitore që besoj se ai e meriton për gjithë punën që ka bërë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!