12 Guldbollen për një Top të Artë? Ibra nuk tundohet: Jo, faleminderit

schedule11:59 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 11:59 - 27 Dhjetor, 2020

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është rikthyer të flasë për Topin e Artë. Në një intervistë për “Sportweek”, 39-vjeçari pyetet nëse do t’i këmbente Topat e Artë që ka fituar në Suedi me një të France Football, por ai nuk pranon një ofertë të tillë.

“Unë nuk do t’i këmbeja 12 Guldbollen (Topi i Artë Suedez) për një të France Football sepse ato për mua nënkuptojnë vazhdimësinë. Kam parë shumë lojtarë që kanë fituar Kupën e Botës, Kampionatin Europian, Champions League madje dhe Topin e Artë, por më pas janë zhdukur”, deklaron suedezi.

 

“Në vend të kësaj që i ka ndodhur atyre kam qenë në lojë për 25 vite. Gjithmonë në krye, gjithmonë në nivele të larta. Kështu që nuk ndryshoj asgjë për një gjë, të cilën e shikoj si një knockout apo një goditje me fat. Kjo që kam arritur unë nuk është një fat dhe përbën një ndryshim të madh”, përfundon Ibra. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!