Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk ia del i riu nga Tirana, 38 vjeçari ndërron jetë tek Infektivi prej koronavirusit

schedule16:53 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 16:53 - 26 Dhjetor, 2020

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 9 persona që nuk mundën të fitojnë luftën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit. Më i riu prej tyre ishte një 38 vjeçar, i cili nuk mund të dalë i gjallë prej spitalit për shkak të komplikacioneve që shkaktoi virusi.

Abcnews.al mëson se i riu është nga Tirana dhe ishte duke u trajtuar prej disa ditësh në spitalin Covid 1, tek Infektivi, i cili pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur t’ia dalë.

Ndërkohë, të tjerët që humbën jetën janë edhe 4 qytetarë të tjerë nga Tirana, 1 nga Lezha, 1 nga Përmeti, 1 nga Berati dhe 1 nga Gjirokastra.



Mësohet se gjatë ditës së sotme janë shëruar 391 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,181 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!