Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç i është nënshtruar testit të koronavirusit. Ai nuk është pozitiv me koronavirus, por po trajtohet për pneumoni, njoftoi Shërbimi Informativ i Presidentit të Malit të Zi.
Testet e deritanishme, përfshirë edhe ditët e sotme, kanë treguar se është negative për Covid 19, thuhet në njoftim.
M ëtej shtohet se të gjithë parametrat jetësorë të Gjukanoviç janë të qëndrueshëm dhe se ai kryen detyra të rregullta presidenciale pa pengesa. /abcnews.al