Sami Khedira nuk bën më pjesë në planet e Juventusit. Mesfushori nuk është aktivizuar fare me bardhezinjtë këtë sezon, teksa kontrata i përfundon verën e ardhshme.
Kampionët e Italisë e kanë nxjerrë në merkato dhe 33-vjeçari është bindur të provojë një aventurë të re në merkaton e janarit.
Premier League i pëlqen, Ancelotti e kërkon tek Everton, por Sami Khedira mund të rikthehet në kampionatin gjerman të futbollit.
Todofichajes raporton se gjermani është pranë rikthimit te Stuttgart, klubi ku shkëlqeu dhe u bë i famshëm. /abcnews.al