Një ngjarje tmerruese ka ndodhur në Indi. Një 35-vjeçare ka shkuar për të raportuar një abuzim seksual që i është bërë nga pesë burra dhe është dhunuar gjithashtu nga një oficer policie.
Në stacionin e policisë, ku ajo shkoi për të dëshmuar në lidhje me rastin, inspektori e dhunoi atë pa mëshirë në një dhomë.
Incidentet e përdhunimit në Indi janë tronditëse, pasi thuhet se çdo 15 minuta një grua sulmohet seksualisht.
Një “stuhi” zemërimi shpërtheu në tetor kur një vajzë gjashtë-vjeçare u përdhunua dhe vdiq dhjetë ditë më vonë. l.k/abcnews.al