Brandi i ri shqiptar me produkte organike “Skin Novis” u jep fund problemeve të lëkurës dhe flokëve.
Gjatë ceremonisë inauguruese të kësaj marke, e cila tashmë është dhe në vendin tonë, themeluesja Ledia Dervishi na rrëfen jo vetëm formulën e tij revolucionare me përbërës aktivë e të çmuar, por edhe arsyet e krijimit të saj
“Skin Novis” lindi për shkak të eksperiencës sime personale. Unë kam një lëkurë problematike. Për vite të tëra s’kam mundur që të gjej zgjidhje në treg. Por, eksperienca e gjerë në industri të tjera, më ndihmoi që ta konkretizoi produktin Skinnovis”, thotë ajo.
Linja e re organike dhe ekologjike vjen përmes 4 produkteve speciale. Reparando për lëkurën, Solidum për të parandaluar rënien dhe për të nxitur daljen e flokëve të rinj te meshkujt dhe femrat, Meridiem për të hidratuar dhe tonifikuar fytyrën dhe sapuni organik për lëkurat e yndyrshme.
Prandaj, të gjitha produktet e “SkinNovis” pritet të bëjnë ndryshimet e dëshiruara në rutinën e bukurisë suaj.
“Skin Novis sot lancohet me katër produkte edhe me një që pritet të dalë së shpejti, theksoj risinë që do të sjellë produkti reparando edhe sprain solidum, kundër rënies së flokëve. Të katërt produktet janë për të gjitha grup moshat dhe për të gjitha gjinitë”, shprehet ajo.
Risia e këtij brandi është se formula Revolucionare e Reparando – Regenerating Cream, është ideale për të gjitha llojet e lëkurave dhe ofron lëkurës rigjenerim përmes stimulimit të kolagjenit, duke luftuar rrudhat, si edhe shërben edhe si primer bazë për kremin pudër.
“Reparando është një krem që ka shumë funksione në një, gjeneron dhe stimulon kolagjenin, po ashtu e lufton plakjen dhe shërben edhe si primer bazë për kremin pudër. Pra të gjitha këto produkte janë të unifikuara në një të vetëm”, shprehet më tej Dervishi.
Produktet e Skinnovis janë të krijuar me përbërës të certifikuar organik.
/abcnews.al/