Bisedimet e fundit për Brexit që do të sjellë daljen përfundimtare të Britanisë nga BE mund të kërkojë edhe disa orë. Reuters, duke iu referuar një burimi të Mbretërinë e Bashkuar raporton se mes shpresave të mëdha se negociatorët ishin gati të arrijnë një marrëveshje është krijuar një ngërç.
Një zyrtar i Bashkimit Evropian, duke u shprehur se marrëveshja mund të ishte disa orë larg, tha që të dy palët ishin ende duke bërë pazar për të drejtën e BE për të peshkuar në ujërat britanike.
BE-ja në thelb i bën thirrje Londrës që t’u përmbahet rregullave që do të vendosë. Nga ana tjetër kryeministri Boris Johnson ka përsëritur se Britania do të largohet nga BE në mënyrë të pakthyeshme më 31 Dhjetor.
Negociatorët e Londrës janë ende duke u përpjekur të kapërcejnë hendekun midis dy palëve, por “përfundimi i periudhës së tranzicionit pa një marrëveshje të tillë mbetet rezultati më i mundshëm”, sipas një deklarate nga zëdhënësi i kryeministrit britanik. g.v/abcnews.al