Ka shkuar në 88 numri i personave që mbetën të vrarë në zjarret që shkatërruan zonën e Athinës në Greqi. Lajmi është konfirmuar nga ministria greke e Shëndetësisë, duke shtuar se mes viktimave janë identifikuar dhe katër të mitur.
Ndërsa personat që janë në rrezik për jetën janë me dhjetëra. Mes viktimave ka shumë fëmijë, për arsye se Mati, qyteti më goditur nga zjarret është një lokalitet që frekuentohet më së shumti nga pensionistë që bëjnë pushimet me nipërit dhe mbesat e tyre./abcnews.al