Varianti i ri i koronavirusit që u zbulua në Britani është shfaqur edhe në Singapor. Autoritetet shëndetësore kanë zbuluar një rast në vend.
Ndërkohë ekspertët kanë frikë se mutacioni i ri mund të përhapet edhe në vendet e tjera aziatike. Pyetja nëse do të ketë kufizime midis vendeve, si në Evropë, me përhapjen e mutacionit në Azi ende nuk ka një përgjigje.
Mutacioni i ri deri më tani është gjetur në Holandë, Belgjikë, Afrikë të Jugut, Itali, Ukrainë, Australi dhe Singapor.
Catherine Smallwood, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që punon në Evropë, njoftoi se i njëjti koronavirus i mutuar në Mbretërinë e Bashkuar u gjet në nëntë raste në Danimarkë dhe një rast në Austri dhe Holandë. g.v/abcnews.al