Moldavi, dorëhiqen kryeministri dhe kabineti për të nxitur zgjedhje të parakohshme

schedule07:29 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 07:29 - 24 Dhjetor, 2020

Kryeministri moldav Ion Chicu ka njoftuar dorëheqjen e tij së bashku me të gjithë kabinetin me qëllim nxitjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në deklaratën e tij për mediat vendase Chicu është shprehur se ato i kanë dhënë mundësi vendit për kthim në normalitet.

Chicu ka qenë një aleat i presidentit pro-rus, Igor Dodon, i cili humbi mundësinë e tij për t’u rizgjedhur muajin e kaluar në një garë të ngushtë të fituar nga kandidatja pro-BE, Maia Sandu.

Moldavia, një ish-republikë sovjetike në Evropën Lindore, prej kohësh ka qenë e ndarë midis aspiratave për t’u integruar më ngushtë me Bashkimin Evropian dhe besnikërive ndaj ish-sunduesit të saj, Moskës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!