Ekipet italiane po luajnë ndeshjen e fundit për këtë vit kalendarik. Milani pret Lazio në “San Siro”, një sfidë që duhet fituar për ta mbyllur në vend të parë vitin 2020 në Serie A.
Edhe pse me mungesa të shumta, kuqezinjtë e kanë nisur shumë mirë ndeshjen dhe kanë kaluar në avantazh në minutën e dhjetë të sfidës.
Ante Rebic autori i golit, i pari për të në kampionat për këtë sezon. Kros i Calhanoglu nga goditja e këndit, finalizim me kokë i 27-vjeçarit ballkanas.
Pësë minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë. Prekje me dorë në zonë nga Patric Gabarron dhe penallti për skuadrën vendase.
https://streamable.com/4k4pfl
Ekzekutimin e mori përsipër Hakan Calhanoglu. Turku u tregua i saktë nga pika e bardhë, topi në rrjetë dhe 2-0 për Milanin. /abcnews.al