Çela: Aplikimi pranë ERE-s

schedule14:25 - 17 Tetor, 2017

schedule 14:25 - 17 Tetor, 2017

 

Dyshimet që lindin çdo fund viti, nëse do të rritet apo jo çmimi i energjisë, i ka shuar kësaj radhe administratori i OSHEE-së. I  pyetur nga gazetarët, ai ka theksuar se kompania nuk do të kërkojë rritje çmimi.

Kompania e shpërndarjes ka bërë të ditur se nuk do të kërkojë rritje çmimi për konsumatorët në dokumentat që po përgatit për të dërguar pranë Entit Rregullator të Energjisë. Administratori i OSHEE-së është përgjigjur interesit të medias për një rritje të mundshme të çmimit.

Kompania e shpërndarjes përtej investimeve ka dale me një bilanc pozitiv, por kjo vështirë të shoqërohet me një ulje të mundshme çmimi

Tre kompanitë e prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë kërkojnë çdo fund viti pranë ERE-s, miratimin e planit të investimeve e njëkohësisht edhe ndryshime të mundshme çmimi. Kjo nuk përjashton ndryshimin e çmimit të shitblerjes mes vetë kompanive.

Në konferencën për shtyp, administrator i i OSHEE-së shpalli vendet vakante për 11 drejtorë rajonalë të kompanisë në të gjithë vendin, dhe bëri të ditur se edhe OSHEE do të ketë një platforme online punësimi.

 

https://youtu.be/qYAZAbhZIZ0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!