Financimi i kantierit në Laç nga Turqia, Majlinda Cara: Miku i mirë në kohë të vështirë

schedule11:33 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 11:33 - 23 Dhjetor, 2020

Kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara ka deklaruar në ceremoninë për hapjen e kanterit të rindërtimit në Laç se mik i mirë duke në ditë të vështira duke iu referuar këtu kontributit të qeverisë turke.

“Para një viti kur ju ishit këtu pasojat e tërmetit ishin prezent kudo. Njerëz të tronditur nga humbjet e shtëpive. Ne shqiptarët kemi një shprehje që thotë miku i mirë në kohë të vështirë. Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur falenderimet dhe mirënjohjen. Gjatë kësaj periudhe na u desh të përballemi me një sfidë globale si COVID-19.

Që nga muaji gusht kur në kantier filloi puna ajo nuk është ndalur për asnjë moment. Dita ditës po merr jetë një lagje totalisht e re. Krahas projektit për të cilën po punon qeveria turke, ajo shqiptare do të ndërtojë këtu një shkollë të re dhe godinën e bashkisë. Kemi bashkëpunuar që projektet e dy qeverive të integrohen me njëri-tjetrin”, tha Cara./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!