Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ishte pasditen e sotme në Shkodër, ku prezantoi Helidon Bushatin si drejtues politik për zgjedhjet e 25 prillit. Ai shpalli edhe objektivin, 7 deputetë nga 11 që dalin nga ky qark.
“Është një rikthim nga ana formale, pasi në vazhdimësi kam qenë prezent në Shkodër. Objektivat tona janë krejtësisht të arritshëm, 7 deputetë në Shkodër, është objektivi minimal në Shkodër” tha ai.
Dy fjalë i kishte edhe Bardhi. “Ne kemi vetëm një objektiv, largimin e së keqes. Sot e nisim me drejtuesin e ri politik, modeli që do të ofrojmë do të sjellë ndryshimin për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. Do të sjellim ndryshim në Shkodër.
Do të kemi rezultatin më të mirë të 30 viteve në Shkodër. Pala tjetër ka zgjedhur të përfaqësohet me një njeri që nëse do të kishte drejtësi të pavarur do të duhet të ishte në burg” tha ai.
Një komet Bardhi e kishte edhe për kritikat e Romeo Gurakuqit, ish-deputetit që u përjashtua nga Komisioni për Zgjedhjen e Kandidaturave që u ngrit në selinë e PD-së. “Në PD nuk ka kurrë të përjashtuar, vetëm njerëz që i bashkohen. Kam respekt maksimal për Romeo Gurakuqin. Nuk jam këtu për të komentuar qëndrimin personal. Vendimmarrja i mbetet Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar” tha ai.
PD-ja sot zbuloi tre emrat për drejtues politikë në qarqe, në Shkodër do të jetë Helidon Bushati, në Fier Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë, Bujar Leskaj./ db/Abcnews.al

