Autoritetet shëndetësore britanike njoftuan se nga 8 dhjetori, data e fillimit të vaksinimit me Pfizer, kanë vaksinuar rreth gjysmë milionë persona, në veçanti mjekë dhe persona të rrezikuar.
Bëhet fjalë për dozën e parë, nga momenti që vaksina e Pfizer parashikon dy doza me distancë kohore. Vendi po ecën me ritme të mira në vaksinim, por ekspertët nënvizojnë se vetëm me vaksinat e Pfizer, vështirë se mund të ndodhë një vaksinim i gjerë i popullatës dhe lehtësim i masave shtrënguese para verës së vitit të ardhshëm.
Britania e Madhe ka porositur 40 milionë vaksina nga Pfizer dhe 7 milionë nga Moderna, por shpresat e saj për të përshpejtuar shtrirjen e vaksinimeve mbeten varianti te Astra Zeneca, i krijuar në bashkëpunim me universitetin e Oksfordit./abcnews.al