LSI: Rama tallet. Në 2015-ën nxorri biznesin e vogël nga skema e TVSH për të njëjtin motiv që po e rifut

schedule15:16 - 16 Tetor, 2017

schedule 15:16 - 16 Tetor, 2017

 

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, deklaroi se lufta kundër informalitetit që përdoret si motivacion nga Kryeministri për të rifutur në skemën e TVSH-së biznesin e vogël, ishte e njëjtë me arsyen për të cilën Rama dy vjet më parë e nxorri këtë biznes nga skema e TVSH-së. Duke cituar dy deklaratat e kreut të Qeverisë, Vasili e akuzoi atë se po tallet me qytetarët.

Qasja e Kryeministrit për përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, konsiderohet tallëse nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Petrit Vasili në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar që drejton, theksoi se i njëjti motivacion i luftës ndaj informalitetit, që përdoret sot nga Qeveria, u dha nga Rama dy vjet më parë kur ia hoqi këtë taksë biznesit të vogël.

Dy vjet më pas, theksoi Vasili, i njëjti motivacion përdoret nga Rama për rifutjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, ndërsa citon përsëri kreun e Qeverisë.

Përsa i përket reformës zgjedhore, grupi i LSI vendosi të koordinojë qëndrimin me pjesën tjetër të opozitës, duke kërkuar që ndalimi me çdo formë e mjet i shit-blerjes së votës si dhe largimi i të inkriminuarve nga fushatat zgjedhore, të jenë dy shinat në të cilat duhet të udhëtojë kjo reformë për të qenë e besueshme.

https://youtu.be/ABW1CDlC5CI

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!