Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka disa kohë që nuk është aktive në muzikë, por ajo ka zgjedhur të jetë afër fansave përmes rrjeteve sociale.
Para disa muajsh, Beatrix paralajmëroi se po përgatitej për rikthimin e saj në muzikë dhe po punonte për një këngë të re. Ajo nuk dha shumë detaje, mirëpo tregoi se po punonte në studio për të.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme, Trixa i ka surprizuar të gjithë duke postuar një foto me Eugent Bushpepën në Instagram.
Dyshja ka bashkuar forcat dhe pritet të publikojnë këngën më të re. Nuk ka ende detaje lidhur me datën e publikimit por mezi po presim.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Ramosaj ka kohë që është shkëputur nga muzika dhe për herë të fundit ka publikuar një këngë në vitin 2017-të. l.k/abcnews.al