Komisioneri Europian për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi deklaron se pavarësisht akuzave dhe presionit në media në Tiranë, procesi i vettingut në Shqipëri është thelbësor dhe duhet të vazhdojë.
Ai shpreh mbështetjen e plotë, duke marrë në mbrojtje shefen e ONM-së në Shqipëri, Genoveva Ruiz Calavera dhe ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca.
“Akuzat e fundit të pabaza në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme. Unë kam besim të plotë në stafin tim dhe qëndroj pranë drejtorit të Ballkanit Perëndimor, Calavera dhe ambasadorit Soreca.
Më lejoni të theksoj gjithashtu: Reforma në drejtësi dhe vetingu i gjyqësorit në Shqipëri është absolutisht thelbësor dhe nuk mund të dalin nga shinat ose ngadalësohen, pavarësisht presionit” deklaron ai./ db/Abcnews.al