Rruga Milot-Fier, përse dështoi dhe a do të rihapet gara? Balluku: Prioritet, mbështetet nga BE

schedule20:33 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 20:33 - 21 Dhjetor, 2020

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në Radari Informativ në “ABC” foli për projektet që lidhen ristrukturimin apo ndërtimin e porteve dhe aeroportet në vend.

E pyetur nga gazetarja Jonida Shehu për rrugën Milot –Fier se nëse do të rihapet gara dhe arsyet se përse ky projekt dështoi, Balluku tha se është një nga prioritetet e qeverisë.

Lexo edhe: Balluku i përgjigjet Vjosa Osmanit: Trau i Rrugës së Kombit nuk është për të na ndarë

Gjithashtu ajo theksoi se për korridorin blu ka një studim të mirëfilltë, ndërsa shtoi se është një nga projektet që mbështetet nga BE.

Pyetje: Rruga Milot-Fier, përse dështoi dhe a do të rihapet gara?

Balluku: Jo vetëm që e kemi seriozisht por ekziston një studim i mirëfilltë për korridorin blu. Është një nga projektet prioritare mbështetur nga BE. Jo vetëm që kemi në plan ta vazhdojmë por synojmë që t’i hapin të tria korridoret.

Ndërkohë projektin për tunelin e Llogarasë, Balluku  konsideroi një nga projekte me vlerë që sipas saj do të mbështesë ekonominë dhe kryesisht fushën  e turizmit.

“Nuk ia kanë dalë që ta realizonin. Ne e konsiderojmë si një nga elementet kyç të infrastrukturës sa i përket mbështetjes së turizmit në jug të  vendit. Do të ngrihet një resort jo më larg se 45 minuta nga aeroporti. Të gjithë investitorët e huaj kërkojnë që të gjitha vendet ku ata kërkojnë të ndërtojnë të mos jetë më larg se 45 minuta. Investitorët i kemi edhe sot, kemi negociuar me ta.

Ne duhet të plotësojmë infrastrukturën e duhur. Tuneli i Llogara nuk është vetëm për investitorët e huaj, por edhe ata vendas. Gjatë 2020 ne kemi pasur fluks të vizitorëve serb në jug të vendit. Ekonomia e shkallës që ne kërkojmë të rrisim përmes turizmit detyrimisht duhet t’i përgjigjemi me infrastrukturë. Është i vetmi projekt i bërë në dy etapa, etapa e parë ishte studimi inxhinierit ku morën pjesë shatë kompani më të mëdha në Evropë. Ky është projekti i parë që nuk po realizohet me urgjencë”, tha Balluku.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!