Portet dhe aeroportet, Balluku: E pranoj që shumë projekte kanë nisur në kohën e Berishës

schedule20:18 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 20:18 - 21 Dhjetor, 2020

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në Radari Informativ në “ABC” foli për portet dhe aeroporte, projekte të cilat janë në proces dhe shpeshherë të komentuara për vijimësinë e punimeve.

Fillimisht teksa foli për tunelin e Llogarasë, Balluku e konsideroi një nga projektet me vlerë që sipas saj do të mbështesë ekonominë dhe kryesisht fushën e turizmit. Po ashtu ajo theksoi se shumë projekte kanë nisur që nga koha e ish-kryeministrit Sali Berisha, por që nuk ishin përfunduar, tha Balluku.

Lexo edhe: Balluku i përgjigjet Vjosa Osmanit: Trau i Rrugës së Kombit nuk është për të na ndarë

“Nuk ia kanë dalë që ta realizonin. Ne e konsiderojmë si një nga elementet kyç të infrastrukturës sa i përket mbështetjes së turizmit në jug të  vendit. Do të ngrihet një resort jo më larg se 45 minuta nga aeroporti. Të gjithë investitorët e huaj kërkojnë që të gjitha vendet ku ata kërkojnë të ndërtojnë të mos jetë më larg se 45 minuta. Investitorët i kemi edhe sot, kemi negociuar me ta.

Ne duhet të plotësojmë infrastrukturën e duhur. Tuneli i Llogara nuk është vetëm për investitorët e huaj, por edhe ata vendas. Gjatë 2020 ne kemi pasur fluks të vizitorëve serb në jug të vendit. Ekonomia e shkallës që ne kërkojmë të rrisim përmes turizmit detyrimisht duhet t’i përgjigjemi me infrastrukturë. Është i vetmi projekt i bërë në dy etapa, etapa e parë ishte studimi inxhinierit ku morën pjesë shatë kompani më të mëdha në Evropë. Ky është projekti i parë që nuk po realizohet me urgjencë”, tha Balluku.

Gjatë bisedës në studio Balluku foli edhe për koncesionet, për të cilat aktorë politikë, opozitë kanë reaguar me kritika ndaj qeverisë.

Balluku tha se PPP-të kanë ekzistuar edhe në qeveritë e mëparshme dhe se sipas saj nuk janë shpikur nga PS.

“Unë nuk kam faturë për koncesione. Kanë ardhur që në kohën e qeverive të mëparshme. Shteti nuk funksionon që sa herë ndërrohen qeveritë ndërrohen dhe politikat ekonomike rrënjësisht. Koncesionet janë ato që janë , nuk i kemi shpikur ne. Kemi arritur në një pikë saqë është frikë të përmendet fjala PPP, pasi ka pasur shumë reagime nga opozita.

 Duke qenë se transporti publik nuk është shumë i zhvilluar në vendit tona. Për kolaudimin e makinave pritëm që koncesioni të përfundojë dhe do t’i kthehet shtetit. Nuk ka asnjë plan për koncesion sepse ka qenë një shkelje. Koncesioni përfundon në datë 31 dhe do të kryhen të gjitha shërbimet nga Drejtoria e Përgjithshme  e Transportit. Dalin dhe fjalinë duke i kthyer në tabu, por duhet të shikojmë pas dhe të kuptojmë se kush ka shpikur rrotën dhe të shikojmë se çfarë po bëjmë ne sot”, tha ajo.

Pjesë nga biseda në studio:

Pyetje: Keni në plan të anuloni ndonjë koncesion?

Balluku: Ne nuk anulojmë koncesione për shkak të pandemisë. Ne ndjekim ligjet.

Pyetje: Rruga Milot-Fier përse dështoi dhe a do të rihapet gara?

Balluku: Jo vetëm që e kemi seriozisht por ekziston një studim i mirëfilltë për korridorin blu. Është një nga projektet prioritare mbështetur nga BE. Jo vetëm që kemi në plan ta vazhdojmë por synojmë që t’i hapin të tria korridoret.

Pyetje: Plani për aeroportet!  A do të vijnë kuksianët nga Londra në prill?

Balluku: Kuksianët që jetojnë në Lodër do të vijnë në Kukës siç edhe e kemi premtuar. Aeroporti i Kukësit po ecën me hapa shumë të shpejtë. Unë fillimisht kam pasur skepticizëm për këtë, por kemi ecur shpejt. Për koncesionin e Kukësit shteti nuk ka asnjë involvim atje. Por koncesionari ka punuar me një kompani të njohur holandeze.

Ndërkohë Vlora është procedurë e hapur dhe interesi është i madh. Shpresojmë që ta mbyllim shpejt garën.

Interkonjeksioni midis Shqipërisë dhe Kosovës?

Balluku: Shumë projekte kanë nisur në kohën e Sali Berishës, por kanë nisur dhe kanë mbetur të papërfunduara. Ne nuk e kemi fshehur.  Ne kemi përdorur këto katër vite për të mbyllur pjesën teknike. Askush nuk i ka hequr Berishës privilegjin.

Pyetje: Kalimi në Kombinat dhe përse u s’postuat nga Vora?

Balluku: Unë s’kam kandiduar ndonjëherë në Vorë, kam punuar për PS dhe do ta bëj kudo që të më kërkohet që ta bëj. Unë kam shumë kohë që nuk merrem me Vorën për shkak të ngarkesës së madhe që kishte Ministria. Më është kërkuar të kontribuoj në zonën e Kombinatit dhe jo të kandidoj. PS është një forcë  madhe vullnetare ku ne të gjithë punojmë.

S’kam pasur kurrë synimin të jem deputete, unë i përgjigjem thirrjes së partisë sime. Kombinati është padyshim një nga zonat më interesante që ka Tirana. Është një qytet i vogël dhe besoj është një Shqipëri e Vogël. Problematikat janë nga më të ndryshmet, është një komunitet miks që ka një karakter të jashtëzakonshëm.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!