Ka kaq shumë gjëra për të cilat aziatikët dallohen nga racat e tjera, dhe njëra prej tyre është se ata zakonisht nuk kanë nevojë të përdorin deodorant për të hequr qafe erën e trupit. Aziatikët sipas studimeve nuk shqetësohen për të përdorur deodorant dhe arsyen pse zbulojeni më poshtë.
E gjitha ka të bëjë me gjenin e nuhatjes.
Askush nga ne nuk lind me sqetulla me erë, sepse trupi prodhon djersë pa erë e cila pasi pasurohet me baktere fillon të mbajë aromë të keqe. Një studim nga Universiteti i Bristolit ka zbuluar faktin se nëse sqetullat tuaja kanë aromë të pakëndshme apo jo, varet nga një gjen i veçantë i quajtur ABCC11.
Fillimisht, shkencëtarët menduan se ky gjen ishte përgjegjës vetëm për qëndrueshmërinë e dyllit të veshit, duke e bërë atë të thatë ose të lagësht. Në fakt, u zbulua se 80% – 95% e njerëzve të Azisë Lindore kanë dyllë veshi të thatë, ndërsa afrikanët dhe evropianët kanë dyllë të njomë. Dhe çuditërisht, qëndrueshmëria e dyllit të veshit lidhet me erën e sqetullave.
Siç rezulton, njerëzit aziatikë kanë mungesë të gjenit, ABCC11. Kjo e bën dyllin e veshit të tyre të thatë, sepse i mungon substanca që ushqen bakteret. E njëjta gjë ndodh me djersën e tyre: nuk ka erë sepse bakteret qëndrojnë të “uritura” pasi trupat e aziatikëve nuk prodhojnë këtë substancë për ushqimin e tyre.
Njerëzit evropianë dhe afrikanë nuk janë aq me fat pasi më pak se 3% e tyre nuk e kanë këtë gjen ndërsa pjesa tjetër e kanë atë, e cila është arsyeja pse bakteret e sqetullave të tyre kanë një ambient për të lulëzuar, pra, duke prodhuar një aromë të pakëndshme./e.b-abcnews.al