Thonë se gabimet janë njerëzore, por ndodh edhe që kushtojnë shumë.
Kompania e fluturimit, Burdha Air ka dërguar pasagjerët në qytetin e gabuar të Nepalit.
Fluturimi U4505 i Buddha Air me datën 18 dhjetor ka nisur fluturimin më vonë sesa ishte planifikuar nga qyteti Kathmandu, si pasojë e motit të keq.
69 pasagjer në fluturim besuan se janë duke shkuar në Janakpur, por ata e gjetën vetën në Pokhara. Besohet se ky gabim është bërë nga një prej punëtorëve.
Kishte pasur keqkuptim mes stafit tokësorë me pilotin dhe si pasojë ndodhi ngatërresa. Piloti nuk shikoi listën e udhëtarëve, prandaj gabimi u kuptua vetëm pas uljes.
Ndërkohë pasagjerët u dërguan në destinacionin e duhur më vonë atë ditë. l.k/abcnews.al