Arsenal po kalon një nga sezonet më të vështira të historisë së tij dhe një nga problemet kryesore është sulmi. Vetëm 14 gola të shënuar në këtë pikë të sezonit është shumë pak për një ekip si londinezët, të cilët pretendojnë shumë.
Sipas raportimit të “Daily Mail”, drejtuesit e “Topçinjve” kanë piketuar një sulmuesi si përforcim për repartin e sulmit. Bëhet fjalë për lojtarin e Valencias, Maxi Gomes, i cili është i përzgjedhuri nga anglezët.
Në fakt 24-vjeçari është nën kontratë me spanjollët deri në vitin 2024 dhe kartoni i tij kushton plot 129 milionë euro, por duke parë krizën financiare që Valencia po kalon drejtuesit mund të bëjnë një ulje për të. /abcnews.al