Zyrtare/ Humbja e fundit fatale, klubi më i vjetër italian shkarkon trajnerin

schedule11:19 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 11:19 - 21 Dhjetor, 2020

Genoa u mposht 2-0 ditën e djeshme në fushën e Beneventos. Humbja ka qëlluar fatale për Rolando Maran, i cili është shkarkuar nga detyra e trajnerit.

Me anë të një komunikate zyrtare, klubi më i vjetër i futbollit italian deklaron ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin 57-vjeçar.

Ky i fundit mori drejtimin e Genoas më datë 26 gusht, por rezultatet i ka pasur kundër. Ekipi renditet në vend të parafundit me vetëm 7 pikë.

Vendin e lënë bosh do e marrë Davide Ballardini, i cili do të drejtojë sot pasdite seancën e parë stërvitore me Genoan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!