Gjermani, dyfishohet numri i viktimave në dhjetor si pasojë e Covid-19

schedule10:53 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 10:53 - 21 Dhjetor, 2020

Dhjetori ka shënuar muajin me numrin më të madh të viktimave si pasojë e koronavirusit në Gjermani.

Janë mbi dhjetë mijë raste të raportuara në tre javët e para të muajit, derisa në muajin paraprak janë shënuar pesë mijë e 796 raste të shënuara.

Në tetor vendi ka regjistruar 964 viktima.

Në ditët e fundit Gjermania ka shënuar rreth 500 viktima në 24 orë dhe mbi 30 mijë të infektuar. Me rekordet e reja të regjistruara, dhjetori tregon se ky vend ende nuk e ka kaluar pikun e valës së dytë të COVID-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!