Nga Esiona Konomi
Në vitin 2016, Saimir Tahiri dhe Ditmir Bushati, ministër i Brendshëm dhe ai i jashtëm, udhëhoqën një ligj për regjistrimin e saktë të adresave të emigrantëve, me qëllimin kryesor, sigurimin e votës së tyre në distancë. Tashmë 4 muaj përpara zgjedhjeve, asnjë emigrant nuk ka deklaruar adresën e tij jashtë vendit pranë Gjendjes Civile. Sot Ministri për Diasporën, Pandeli Majko rrëzon të gjitha këto përpjekje, duke thënë se emigrantët mund të votojnë edhe pa bërë deklarimet tek adresari.
Shameti: Na informoni për hapat e ndjekura për mundësojnë votën e emigrantëve….
Majko: Jemi në komunikim të përditshëm me KQZ. Roli im i rezervuar, sepse KQZ është gjykatë autonome, ajo ka të drejtën të ndërmarrë veprime. KQZ të veprojë sa më shpejt të mundet pozitivisht në këtë drejtim. Nuk ka nevojë të regjistrojnë adresën emigrantët që të marrin pjesë në votime. Do të aplikojnë direkt në KQZ.
Elona Gjebrea: Si shkon kjo në raport me ligjin e vitit 2016?
Majko: Nuk ka të bëjë me të drejtën e votës. Është krijuar një kakofoni. Duket sikur por të mos kesh deklaruar adresën, ti nuk merr të drejtë të votosh. Nuk është kështu. Në KQZ do regjistrohen drejtpërdrejt.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë gati një dokument i cili është transmetuar në ABC. Aty thuhej se emigrantët mund të votonin me postë, vetëm pasi të jenë regjistruar me adresën e saktë pranë Gjendjes Civile. Edhe pse data e zgjedhjeve po afrohet, KQZ nuk e ka zyrtarizuar rregulloren e votës së diasporës./mv.abcnews.al