Krenare për origjinën, Ava Max flet shqip në televizionin gjerman

schedule11:17 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 11:17 - 21 Dhjetor, 2020

Ava Max është një tjetër emër shqiptar që ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Artistja me origjinë shqiptare, fama e së cilës tejkaloi kufijtë e SHBA-ve me hitin “Sweet But Psycho” ka dhënë së fundmi një intervistë për televizionin gjerman ZDF.

Gjatë bisedës me gazetaren Arta Ramadani, Ava pranoi me kënaqësi të fliste shqip. “Si jeni të gjithë? Unë jam Amanda apo Ava Max.”, tha këngëtarja ndërsa gazetarja ia ktheu po në shqip: “Edhe je shumë e bukur”, “Faleminderit, unë i kam flokët të zeza, nuk i kam bjonde.”, tha Ava duke qeshur.

Kujtojmë që pak muaj më parë, Ava publikoi albumin që mban titullin “Heaven & Hell”. Përsa i përket planeve të së ardhmes, artistja e hitit “Kings & Queens” është shprehur se kishte planifikuar një turne në SHBA në shtator dhe tetor të këtij viti, por për shkak të situatës nga Covid-19 është anuluar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!